• e mërkurë, 08 janar 2025

"Uollstrit Xhurnal": SHBA-ja dhe talebanët po negociojnë për shkëmbim të të burgosurve

Nju Jork, 7 janar 2025 (MIA) – Administrata amerikane po negocion me Afganistanin për shkëmbim të amerikanëve të arrestuar në atë vend për të paktën një të burgosur nga Guantanamo, i cili supozohet se ka pasur lidhje me ish liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden, njoftoi sot “Uollstrit xhurnall”.

Gazeta, duke iu referuar burimeve të informuara mirë, bën të ditur se administrata amerikane kërkon lirimin e tre amerikanëve të cilët ishin arrestuar në vitin 2022 – Rajan Korbrt, Xhorxh Glezman dhe Mahmud Habibi, në këmbim për lirimin e Muhamed Rahim al Avgani nga Guantanamo.

Theksohet se bisedimet po zgjasin nga korriku. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR