• e shtunë, 27 korrik 2024

Fillon fushata digjitale "Rekomandime të ngrohta" për shtëpi të ngrohtë në periudhën e dimrit, ajër më të pastër dhe shëndet më të mirë

Fillon fushata digjitale

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministria i Mjedisit Jetësor dhe Planifikmit Hapësinor në bashkëpunim me Ambasadën suedeze dhe Agjencinë suedeze për mbrojtje të natyrës, sot fillojnë fushatë digjitale për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental, të quajtur "Rekomandime të ngrohta".

"Hulumtimet tregojnë se djegia e biomasës (dru) për ngrohjen e amvisërive marrin pjesë me 45 për qind në emisionet kombëtare të PM 10 dhe 68 për qind në PM 2,5 grimca në ajrin ambiental, ndërsa pritet që numër i madh i amvisërive edhe këtë dimër të ngrohen, duke përdorur dru si material ngrohës", informojnë nga MMJPH.

Për këtë shkak, siç potencojnë nga Ministria, pjesën e parë të fushatës digjitale e përkushtojnë në ndarjen e praktikave të mira gjatë shfrytëzimit të drurit për ngrohje në shtëpi dhe potencimin e rëndësisë që kjo të bëhet në mënyrë të rregullt, duke pasur kujdes në zgjedhje të duhur të materialit ngrohës, pastrimin e duhur dhe mirëmbajtjen e trupave ngrohës dhe oxhaqeve dhe me veprimin e duhur me materialin djegës gjatë djegies. bsh/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR