• e martë, 26 nëntor 2024

Filloi intervistimi i 42 kandidatëve për përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion

Filloi intervistimi i 42 kandidatëve për përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot po mban mbledhje në të cilën po zhvillohen intervista të kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). 

Për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë paraqitur 42 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet nga konkursi për anëtarë të rinjt të KSHPK-së - Kariman Avziji, Sllavica Andreevska, Zoran Bogoevski, Oliver Vuzaj, Daut Dauti, Servet Demiri, Berat Dehari, Tatjana Dimitrovska, Dijana Dimkovska, Dona Dimov - Markovska, Sirma Gjorgjieva - Antonijeviq, Ramadan Ibraimi, Jovan Jovçevski, Suzana Joeshvska - Anastasovska, Biljana Karakashova Shulev, Lubica Karamandi Popçevski, Vladimir Klekovski, Bllagojçe Krtanovski, Kiril Kovçegarski, Boris Kondarko, Kiro Kostov, Bodan Llazarevski, Oliver Llukaroski, Stojna Mavrevska, Maja Mallahova, Naser Memeti, Tatjana Mitevska, Tatjana Mihajllova, Vesna Mlladenovska, Mehdi Mustafa, Marian Ponjaviq, Cveta Ristovska, Enver Saitoski, Sali Sali, Sofiaj Spasova Medarska, Trajko Spasovski, Borçe Stojanovski, Nakil Fetai, Kimo Çavdar, Magdalena Çizhbanoska Vangellov, Adem Çuçul dhe Besnik Xhemaili. 

Në pyetjet e anëtarëve të Komisionit për përzgjedhje, deputetëve dhe përfaqësuesve të sektorit joqeveritar u përgjigjën Kariman Avziji i cili punon si udhëheqës i një sektori në Këshillin Gjyqësor, gjykatësja në Gjykatën Penale, Sllavica Andreevska, udhëheqësi i një sektori në Entin Shtetëror të Revizionit, Zoran Bogoevski, koordinatori për furnizime publike në Shoqatën Aksionare për Ekonomizim me Hapësirë Publike dhe Afariste, Oliver Vuzaj, gazetari dhe kolumnisti dhe ish anëtar i Komisionit për Lustrim, Daut Dauti. 

Gjykatësja Andreevska theksoi se dallimi mes dy institucioneve Gjykata Penale dhe KSHPK është ajo që si gjykatëse penaliste merret me ekzekutimin e sanksioneve, ndërsa Antikorrupsioni merret me inicimin e procedurës para organeve gjyqësore. 

Zoran Bogoevski, i punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit nga viti 2004 udhëheqës në Sektorin e Revizionit të Partive Politike, KSHPK, KSHZ, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele dhe ndjekjen e procesit zgjedhor në pronocimin e tij theksoi se vizioni i tij si anëtar i KSHPK-së është që të kontribuojë për lëndë të realizuara me sukses duke i respektuar kompetencat e Prokurorisë Publike, MPB-së, Drejtorisë për të Ardhura Publike, Policisë Financiare, ESHR dhe institucioneve të tjera kompetente. 

Komisioni për selektimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të KSHPK ​​është i përbërë nga shtatë anëtarë dhe është formuar me datën 14 të këtij muaji konform vendimit të Kuvendit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarët e KSHPK-së. Anëtarë të Komisionit përzgjedhës janë Jovan Andonovski, zëvendës i Avokati të Popullit i nominuar nga Avokati i Popullit, Snezhana Kamiloska Tërpkoska, përfaqësuese e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar Shkup, anëtare e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil në sferën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, Nikolla Dodov përfaqësues i Asociacionit për nxitje dhe promovim të informatikës, Asociacioni i studentëve informaticientë Shkup, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil në sferën e mediave dhe shoqërisë informatike dhe deputetë nga pushteti Fanica Nikollovska dhe Berat Ajdari dhe nga opozita Eli Panova dhe Kastriot Rexhepi.

Mandati i anëtarëve aktual të Komisionit, Biljana Ivanovska, Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai skadon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë së funksionuari më 8 shkurt 2024.

Për kryetar të KSHPK-së mund të zgjidhet personi i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe që jeton në vend i cili duhet të posedojë aftësi, të ketë arsim të lartë në sferën e shkencave juridike ose në sferën e shkencave politike, komunikuese ose ekonomike. Përveç arsimit të lartë, kërkohet të paktën dhjetë vjet përvojë pune pas diplomimit. Njëherësh tetë vjet përvojë pune duhet të ketë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit apo qeverisjes së mirë.

Kandidatët për anëtarë duhet të kenë gjashtë vite aktivitet madje në sferat që lidhen me zbulimin e korrupsionit. Edhe kryetari edhe anëtarët e KSHPK-së nuk duhet të jenë anëtarë të Kuvendit, as të Qeverisë, as donatorë e funksionarë të ndonjë partie politike. fc/
 
Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR