• e enjte, 19 dhjetor 2024

Fillkov: Fillojmë proces të hapur dhe transparent për gjetjen e zgjidhjeve për Këshill funksional dhe të pavarur gjyqësor, të liruar nga ndikimet e ndryshme politike

Fillkov: Fillojmë proces të hapur dhe transparent për gjetjen e zgjidhjeve për Këshill funksional dhe të pavarur gjyqësor, të liruar nga ndikimet e ndryshme politike

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Me sa duket deri tani funksionaliteti i Këshillit gjyqësor është sjellë në pyetje disa herë. Fillojmë proces të hapur dhe transparent me prani të opinionit ekspert, organizatave ndërkombëtare, si dhe një pjese të organizatave joqeveritare për gjetjen e zgjidhjeve më cilësore të mundshme për Këshill funksional, para së gjithash të pavarur gjyqësor, të çliruar nga ndikime të ndryshme politike, porositi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov para fillimit të debatit të parë, nga katër të paraparë publikë, që do t'i organizojë Ministria e Drejtësisë.

Ideja është, tha Fillkov, që katër debatet mbarë Republikën të përfundojnë deri nga fundi i dhjetorit, pas çka do dilet me zgjidhje. Fillimisht, siç nënvizoi, duhet të dëgjohet mendimi i të pranishmive, e pastaj në fund të procesit të dalin edhe me propozime të tyre.

Konkludimet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët, siç u paralajmërua, do të jenë bazë për përmirësimin e mëtejshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për Këshill gjyqësor.

Ngjarja, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, është në bashkëpunim edhe me përkrahje të projektit "Përkrahje e BE-së për sundimin e së drejtës". bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR