• e diel, 22 dhjetor 2024

Filarmonistët me protestë të re, ankohen për llogaritë e bllokuara dhe paralajmërojnë "karton të kuq" për ministren

Filarmonistët me protestë të re, ankohen për llogaritë e bllokuara dhe paralajmërojnë

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Orkestra e Filarmonisë Nacionale sot përsëri mbajti protestë paqësore para Ministrisë së Kulturës, sepse nga atje, ende nuk kanë përgjigje konkrete, as zgjidhje të problemit i cili u shkaktua me vendimin që Orkestra Nacionale e Muzikës Xhaz e sapoformuar të vendoset në hapësirat e objektit të Filarmonisë. Anëtarët e orkestrës në vazhdimësi gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kërkojnë që kompetentët ta tërheqin këtë vendim, sepse sipas tyre është e paqëndrueshme që të dy orkestrat të funskionojnë si dy subjekte të veçanta juridike në një ndërtesë, ndërsa të premten për herë të parë protestuan edhe para Qeverisë, duke luajtur në instrumentet e tyre para ndërtesës së pushtetit ekzekutiv.

Kësaj radhe, muzikantët e orkestrës protestuan pa instrumentet e tyre, por me kartonë të verdhë në duar, ndërsa me muzikë të incizuar, para Ministrisë tingëlluan kompozimet "Teshkoto" nga Gligor Smokvarski dhe Simfonia 4 nga Betoveni. Filarmonistët lanë kartonët e verdhë para ndërtesës së Ministrisë dhe paralajmëruan “kartona të kuq” për ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, nëse siç thanë ata, nuk i gjen shpejt zgjidhje këtij problemi.

Vladimir Llazarevski, oboist i parë dhe kryetar i Sindikatës së Filarmonisë, në paraqitjen  tij në protestë e shprehu pakënaqësinë e tij nga, siç theksoi, manipulimet dhe gënjeshtrat e Ministrisë së Kulturës dhe Shoqatës së Muzikantëve të Muzikës Zhaz, por edhe nga obstuksionet të cilat në periudhën e fundit bëhen në Filarmoni.

Ai i bëri thirrje ministres së Kulturës që të tregojë se pse një muaj e gjysmë e gënjen publikun se Ministria e Kulturës nuk ka pasur kurrfarë prapavijë kur e ka marrë vendimin për formimin e orksetrës së muzikës zhaz.

Sipas tij, edhe përkundër njoftimit se Ministria është duke punuar intensivisht në problemin e vendosjes së orkestrës kombëtare të xhazit në Filarmoninë Nacionale, deri më tani çështja nuk është zgjidhur, gjegjësisht vendimi i Qeverisë nuk është ndryshuar.

Kryetari i Sindikatës së Filarmonisë njoftoi se punonjësit dhe menaxhmenti i Filarmonisë do të vazhdojnë me protesta javën e ardhshme para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë. fc/

Fotografitë: Filarmonia

QËNDRONI TË LIDHUR