FFM-ja ngriti procedurë kundër Sejdinit për mashtrim financiar
- – Këshilli Drejtues (KD) i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në mbledhjen e sotme, mori vendim për ngritjen e procedurës disiplinore kundër ish kryetarit të federatës, Muhamed Sejdini.
- Post By Fitore Curri
- 16:17, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Këshilli Drejtues (KD) i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në mbledhjen e sotme, mori vendim për ngritjen e procedurës disiplinore kundër ish kryetarit të federatës, Muhamed Sejdini.
Procedura, siç është bërë e ditur, ngritet për shkak të dyshimit për mashtrim të anëtarëve të Këshillit Drejtues, në lidhje me pagesën e parakohshme në vlerë prej 700.000 eurove drejt firmës – kontraktore përgjegjëse për ndërtimin e tribunës së stadiumit “Burimet e Biljanës” në Ohër.
“Pagesa, sipas dokumentacionit në dispozicion, ishte kryer me vetiniciativë, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues dhe në kundërshtim me ofertën dhe kompetencat dhe pa u siguruar garanci bankare”, njoftoi FFM.
Sipas KD të FFM-së, “ekzistojnë elemente të shkeljeve të rënda të detyrimeve zyrtare dhe veprim në kundërshtim me interesat e FFM-së, me çka janë shkaktuar pasoja negative mbi reputacionin dhe punën financiare të federatës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s