Fermin Lopez të ardhmen e tij e sheh vetëm në Barcelonë
- Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, deklaroi sot se dëshiron ta kalojë të gjithë karrierën e tij në klubin katalanas.
Barcelonë, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, deklaroi sot se dëshiron ta kalojë të gjithë karrierën e tij në klubin katalanas.
"Shpresoj që e ardhmja ime të jetë gjithmonë me Barcelonën", deklaroi 22-vjeçari Lopez.
Lopezi u transferua nga akademia e Betisit në akademinë e të rinjve të Barcelonës në vitin 2016.
Në fanellën e Barcelonës deri më tani ka luajtur 108 ndeshje, duke shënuar 26 gola.
Kontrata e Lopezit me Barcelonën është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Foto: EPA