• e premte, 02 janar 2026

Amorimi për barazimin me Vulverhemptonin: Një ndeshje e çuditshme

Amorimi për barazimin me Vulverhemptonin: Një ndeshje e çuditshme

Mançester, 31 dhjetor 2025 (MIA) – Trajneri i Mançester Junajtedit, Ruben Amorim ka dhënë parashikimin e tij për barazimin 1-1 me Vulverhemptonin mbrëmë në raundin e 19-të të Premier ligës angleze.

"Ishte një ndeshje e çuditshme. E dinim se do të ishte një ndeshje krejtësisht e ndryshme krahasuar me Njukasllin. Sot duhej të ishim më kreativë në krijimin e rasteve. Kemi pas vështirësi në pjesën e parë. U përpoqëm, por na mungoi cilësia. Duhet të mbledhim forcat tona për ndeshjen e ardhshme. Nuk do ta përdorim mungesën e lojtarëve si justifikim. Sot nuk ishte dita jonë. U përpoqëm të krijonim avantazh numerik në njërën anë, por në Premier ligë ju duhet një lojë një me një. Nuk kemi lojtarë që mund të luajnë në krahë - u përpoqëm të ngarkonim qendrën, por nuk ia dolëm", tha Amorimi për Bi-Bi-Si-në.

Mançester Junajtedi ka 30 pikë dhe është i gjashti në tabelën e Premier ligës. Vulverhemptoni është i fundit me tre pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR