• e mërkurë, 03 korrik 2024

Fermerët i bllokuan rrugët në Francë dhe Poloni: Ka shumë rregullore dhe taksa

Fermerët i bllokuan rrugët në Francë dhe Poloni:  Ka shumë rregullore dhe taksa

Paris, 24 janar 2024 (MIA) - Fermerët francez sot i vazhduan protestat, duke kërkuar nga Qeveria të përfshihet në kërkesat e tyre për shpenzime më të ulëta dhe çmime më të ulëta të blerjes dhe t'i ulë rregulloret ekologjike, duke i bllokuar rrugët në Francë, derisa fermerët e pakënaqur polak i bllokuan rrugët në vendin e tyre.

Polakët sot publikuan se kanë bllokuar më shumë se 160 rrugë në mbarë vendin, duke dëshiruar ta dënojnë importin e "pakontrolluar" të fermerëve ukrainas dhe prodhimet bujqësore. Fermerët polak kërkojnë rishikim të politikës së përbashkët bujqësore evropiane.

Qeveria franceze paraprakisht e kishte vendosur projekt-ligjin për bujqësinë në pritje për ta dëgjuar zërin e përfaqësuesve të fermerëve para se të përfshijë masa shtesë për mbështetje të sektorit, por nga frika e protestave  të mëdha si ato që mbahen në Gjermani, Rumani dhe Poloni, tashmë e tërhoqi ligjin  e propozuar të kontestuar.

Presidenti francez Emanuel Makron ka frikë se fermerët mund ta rrisin mbështetjen për të djathtën ekstreme para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor.

Ministri polak i Bujqësisë Çesllav Siekierski, i cili mori pjesë në takimin në Bruksel, në kumtesë theksoi se protestat e fermerëve polak janë pjesë e mbështetjes së tyre për kolegët demonstrantë në vende të shumta evropiane - Gjermani, Holandë, Ukrainë, Danimarkë, Belgjikë, madje edhe në Suedi dhe Zvicër.

"Hapja e tepërt e Bashkimit Evropian dhe fluksi i mallrave nga jashtë Unionit, duke përfshirë Ukrainën, kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në tregun polak," tha Siekierski, i cili do të takojë fermerët polakë pasdite pas kthimit nga një takim në Bruksel.

Ai vlerësoi se mospërfitueshmëria e prodhimit bujqësor është “e dukshme në shumicën e vendeve anëtare” të BE-së.

Të enjten, Brukseli do të mbledhë së bashku përfaqësues të organizatave bujqësore, sektorit agro-ushqimor, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve të tjerë, në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të bindur njerëzit për përfitimet e pajtimit të tranzicionit ekologjik dhe bujqësisë. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR