• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fëmijët e pavaksinuar me DTP nga sot nuk do të pranohen në kopshte

Fëmijët e pavaksinuar me DTP nga sot nuk do të pranohen në kopshte

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Nga sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) do të fillojë me inspektime të jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve që ndalojnë pranimin në kopshte të fëmijëve që nuk janë plotësisht të imunizuar me vaksinën DTP kundër kollës së mirë.

Këtë, të premten e njoftuan nga ISHSSH pas marrjes së vendimit nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, bazuar në rekomandimet e Komisionit të sëmundjeve infektive, të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe të ndalohet pranimi në institucionet parashkollore të fëmijëve, të cilët nuk janë të imunizuar, ose që janë të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP.

"Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin të hënën, më 11 mars, me nxjerrjen e vendimit për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike", sqarojnë nga ISHSSH-ja.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, personat përgjegjës në institucionet parashkollore do të duhet të përgatisin listën e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar me DTP.

"Të mos pranohen fëmijët me sëmundje të tjera infektive, si dhe për çdo mungesë të shtuar të njoftohet Qendra për shëndet publik – Shkup", theksojnë nga Inspektorati. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR