• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurokomisari belg Didie Rejnders do të nominohet sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës

Eurokomisari belg  Didie Rejnders do të nominohet sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës

Bruksel, 10 janar 2024 (MIA)  - Eukrokomisari belg Didier Rejnders do të nominohet sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë belge, cituar nga mediat britanike.

 Këshilli i Evropës është një grup panevropian që që nga krijimi i tij pas Luftës së Dytë Botërore, ka për detyrë t'i mbështesë të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës.

 Selia e Këshillit të Evropës ndodhet në Strasburg,  Francë, dhe nuk është pjesë e institucioneve të Bashkimit Evropian.

 Mandati pesëvjeçar i kryetares së tanishme Marija Pejçinoviq Buriq, skadon në fund të këtij viti.

 Rajndersi është eurokomisar belg që nga viti 2019 dhe është përgjegjës për drejtësi dhe sundim të së drejtës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR