• e premte, 05 dhjetor 2025

Eurodeputeti Piperea e paditë Fon der Lajenin për shpifje

Eurodeputeti Piperea e paditë Fon der Lajenin për shpifje

Bruksel, 17 shtator 2025 (MIA) - Eurodeputeti George Piperea nga radhët e Aleancës rumune djathtiste populiste për Union të rumunëve (AUR) përmes Gjykatës së drejtësisë së BE-së parashtroi padi për shpifje kundër kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Piperea konsideron se Fon der Lajen e bërë shpifje me deklaratën me të cilën implikon se punon sipas diktatit të Moskës, të dhënë gjatë një debati në korrik pas nismës së eurodeputetit rumun për votim të mosbesimit të Eurokomisionit.

Sipas Pipereas, gjatë debatit Fon der Lajen ka paraqitur sulme linçuese ndaj tij me deklaratat se iniciatorët për votim të mosbesimit janë "miq të (presidentit rus Vlladimit) Putinit" dhe "ekstremistë" dhe se propagandojnë "teori konspiracioni".

Piperea pohon se çadisë për shpifje kundër Fon der Lajenit iu bashkangjitën edhe "një numër i konsiderueshëm" i eurodeputetëve të cilët me nënshkrimet e tyre e mbështet[n nismën e tij të pasuksesshme për mosbesim.

Eurodeputeti rumun, i cili është pjesë e grupit djathtist Konservatorët dhe reformistët evropianë (ECR), me padinë kërkon kërkim-falje zyrtare nga Fon der Lajen për "shpifjet e thëna".

Padia i është parashtruar Gjykatës së drejtësisë të BE-së, e cila tani duhet të vendosë nëse do ta pranojë.

Sipas rregullit, procedurat e këtilla zhvillohen para gjykatave nacionale të vendeve anëtare, por Piperea për vendimin e tij për ta parashtruar padinë në Gjykatën e BE-së i referohet nenit të Marrëveshjes për themelim të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Tribunali vendosë për çështjet për "kompensim të çfarëdo lloj dëmi të shkaktuar nga intitucionet apo nëpunësit e BE-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre".

Gjatë fjalimit në debat në PE rreth nismës së Pipereas në korrik, Fon der Lajen tha se argumentet e tij sikur janë marrë "drejtpërdrejtë nga doracaku më i vjetër i ekstremistëve". 

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR