• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Erdogani: Turqia i ka ndërprerë marrëdhëniet me Izraelin, është e gatshme të fillojë operacione nëse ndjehet e rrezikuar

Erdogani: Turqia i ka ndërprerë marrëdhëniet me Izraelin, është e gatshme të fillojë operacione nëse ndjehet e rrezikuar

Ankara, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë ndërprerë dhe shtoi se vendi i tij është i gatshëm të fillojë operacione tejkufitare nëse ndjehet e rrezikuar.

"Turqia, në krye me Rexhep Taip Erdoganin, nuk mund të vazhdojë t'i zhvillojë marrëdhëniet me Izraelin. Nuk kemi kurrfarë marrëdhënie me Izraelin në këtë moment. Nuk ndërmorëm kurrfarë hapa për zhvillimin e atyre marrëdhënieve", tha Erdogani pas kthimit nga Azerbejxhani", raportoi Si-En-En Turk.

Erdogani shfaqi shpresë se Turqia mund t'i rivendosë lidhjet me presidentin sirian Bashar al Asad, që sipas tij, mund të kontribuojë për uljen e tensioneve rajonale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR