• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani bëri thirrje për aksion: Gaza është në prag të kolapsit humanitar

Erdogani bëri thirrje për aksion: Gaza është në prag të kolapsit humanitar

 Ankara, 16 gusht 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në një artikull për "Al Xhezira", i bëri thirrje botës të veprojë për t'i dhënë fund luftës në Gazë, duke paralajmëruar se enklava palestineze e bllokuar është në prag të një kolapsi të plotë humanitar për shkak të sulmeve izraelite.

Shefi i Drejtorisë për Komunikime të Presidencës Turke, Burhanetin Duran, paralajmëroi se teksti do të publikohet edhe në platformën turke të mediave sociale "Next Sosyal".

 Në artikullin me titull "Ndërgjegjja e njerëzimit në test në Gazë", i cili u botua në anglisht dhe arabisht, Erdogan akuzoi Izraelin se po ndjek një politikë sistematike të shkatërrimit të palestinezëve.

 "Uria, etja dhe kërcënimi i epidemive po e çojnë Gazën drejt një kolapsi të plotë humanitar", ka shkruar presidenti turk.

 "Deri më tani, më shumë se 61.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite", shtoi ai.

 Erdogani theksoi se Turqia po dërgon ushqim, ilaçe dhe furnizime mjekësore në Gazë, me ndihmën e "kombeve vëllazërore" aty pranë, dhe kishte evakuuar palestinezët e plagosur për trajtim në Turqi.

 Ai theksoi se Ankaraja edhe më tej insiston për një armëpushim në Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ndërsa njëkohësisht ndërmjetëson midis grupeve palestineze.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR