• e martë, 17 dhjetor 2024

Erdogan për "Katimerini": Miku Kiriakos, nuk ju kërcënojmë, nëse nuk na kërcënoni

Erdogan për

Athinë, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Më pyetët se çka do t'i kisha thënë zotëri Micotakisit. Do t'i them: Kiriakos, mik, nuk ju kërcënojmë, nëse nuk na kërcënoni. Eja ta prëforcojmë besimin mes dy vendeve tona, ta rrisim bashkëpunimin bilateral në çdo sektor, të tregojmë kujdes të ndërsjellt për pronën historike dhe kulturore të vendeve tona, pa dallim nëse bëhet fjalë për çështjet në Detin Egje, apo luftën e përbashkët kundër emigracionit ilegal apo problemeve të vazhdueshme të pakicës turke në Greqi, porositi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në intervistë për gazetën greke "Katimerini", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Një ditë para vizitës në Athinë dhe mbajtjes së Këshillit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, Erdogan thekson se nuk ekziston problem që nuk mund të zgjidhet përmes dialogut, në bazë të vullnetit të mirë të ndërsjelltë dhe paralajmëron nënshkrim të Deklaratës për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësi të mirë.

Presidenti turk thekson se me Greqinë janë fqinj dhe çdoherë do të mbeten fqinj, thotë se ndajnë gjeografi të nejtë, det të njejtë, thithin ajër të njejtë, janë të lidhura me të kaluarën e tyre, por edhe se ekzistojnë shumë çështje për të cilat ende nuk kanë arritur t'i zgjidhin, ndërsa nga të dyja anët varet nëse do të lejojnë këto probleme të shkaktojnë tensione dhe përçarje.

Foli edhe për "faqen e re" në marrëdhëniet bilaterale dhe parimin "win-win", për të cilin thotë se "tashmë është në thelbin e qasjes turke ndaj marrëdhënive ndërkombëtare dhe diplomacisë" ndërsa "nëse dallimet zgjidhen përmes dialogut dhe gjendet gjuhë e përbashkët, kjo është në dobi të të gjithëve".

Për deklaratën nga e kaluara drejtuar Greqisë se "një natë mund të vijnë papritur", presidenti turk sqaron se prej tyre duhet të frikësohen vetëm ata të cilët i kërcënojnë, ndërsa porosia konkrete i referohet "elementeve terroriste të cilat e rrezikojnë sigurinë e vendit tonë dhe e e bëmë atë që duhet të bënim".

Lidhur me çështjen e emigrantëve sqaron se është me rëndësi BE-ja ta mbështesë Turqinë dhe është e domosdoshme të ndërmerren masa të përbashkëta të cialt sigurojnë ndarje të njejtë të barrës dhe përgjegjësive, diçka që sipas Erdognait, nuk duhet të kufizohet vetëm në bashkëpunimin mes Turqisë dhe Greqisë.

Në pyetjen për vendimin së Aja Sofia të shndërrohet në xhami, Erdogan sqaron se Aja Sofia është në pronë të fondacionit Fatih Sulltan mehmet, ndërsa "me vendim adekuat të Këshillit shtetëror shfrytëzihet për dedikim të cilit i përkushtohet" dhe thekson se nuk do të dëmtohen as materialisht, as shpirtërisht ikonografia dhe elementet e tjera artistike, të cilat do të jenë të mbrojtura.

Në intervistë për "Katimerini", Erdogan flet edhe për pozitën e Turqisë lidhur me Gazën dhe thekson se çdoherë kanë qenë zëri i drejtësisë dhe ndërgjegjes në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qëlli i i tyre kryesor është të jenë në anën e duhur të historisë.

Plotësisht, pyetet "nëse bombardimi i spitaleve, sulmet në shkolla, kampet e refugjatëve, tregjet dhe vrasja e civilëve janë kompatibile me vlerat perëndimore?".

Presidenti turk nesër do të jetë në Athinë për të marrë pjesë në Këshillin e lartë për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë, ndërkaq është paraparë të pritet nga presidentja greke, Katerina Sakeralopulu, më pas do të jetë tkaim me kryeministrin grek dhe deklaratë për mediumet, pas çka do të mbahet edhe takimi në format të drekës së punës, në prani të Micotakisit dhe Erdoganit dhe me pjesëmarrje të ministrave nga të dy vendet. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR