• e premte, 05 dhjetor 2025

"Er traktor" i DMSH-së dhe helikopter i MPB-së të përfshirë në shuarjen e zjarrit në Vizbeg, evakuim i mundshëm i popullsisë

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) – Në zjarrin i cili shpërtheu sot në mëngjes në një deponi në rajonin e Vizbegut, Komuna Shuto Orizarë, sipas informacioneve të MIA-s nga tereni, intervenojnë një Er traktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, një hermelin dhe shumë automjete të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, si dhe automjete nga NP Higjiena Komunale. 

Sipas asaj që mund të shihej në teren, zjarri nga era e fuqishme gjithnjë e më shumë po aktivizohet dhe përfaqëson rrezik që të përhapet drejt shtëpive të cilat gjenden në afërsi. 

Para se të intervenohet nga ana e DMSH dhe MPB, popullata lokale me ndihmën e kamionëve dhe ekskavatorëve i pastruan mbeturinat nga hekuri i vjetër dhe gomat të cilat ende nuk ishte kapluar nga zjarri, pas çka policia plotësisht e ndaloi qasjen në këtë vend. 

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (DMSH) njoftojnë se zjarri përfaqëson rrezik për banorët në Shuto Orizarë dhe nëse ka nevojë ata të evakuohen. Shtojnë se ishte njoftuar kryetari i Shuto Orizarës, Kurto Dudush, i cili, siç thonë, do të vlerësojë nëse ka nevojë për evakuim të popullatës në rajon. 

“Në rajonin e Vizbegut, në komunën e Shuto Orizarës, në afërsi të deponisë ilegale, shpërtheu një zjarr që po përhapet dhe paraqet rrezik të përhapet në zonat përreth. Ekziston rrezik sepse afër ka shtëpi banimi. Me kërkesë të kryetarit të komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, u kërkua mbështetje ajrore për t'u përballur me zjarrin. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë e përpunoi kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), me qëllim që të sigurohet ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në terren”, njoftojnë nga QMK.

Ju bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga lëvizjet në afërsi të zonës kritike dhe të mbeten në shtëpi me dritare të mbyllura, derisa nuk stabilizohet gjendja. 

Komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, në deklaratën fillestare në mëngjes të dhënë për MIA-n, informoi se po intervenojnë me katër automjete. fc/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR