• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ende nuk ka vendim në LSDM se si do të dalë në zgjedhje, thotë Spasovski për koalicionin e mundshëm me BDI-në

Ende nuk ka vendim në LSDM se si do të dalë në zgjedhje, thotë Spasovski për koalicionin e mundshëm me BDI-në

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Ende nuk ka vendim nga udhëhqësia e LSDM-së si si do të dalë në zgjedhje, tha sonte Oliver Spasovski, anëtar i Bordit Qendror të partisë dhe ministër i Punëve të Brendshme. 

Sipas tij, po bëhet analiza prej të cilës duhet të dalin vendimet - si do të ishin koalicionet. 

Të gjitha opsionet, theksoi Spasovski, duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen. 

"Të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të analizave. Analizat duhet të sjellin përfundimisht rezultat zgjedhor që do të thotë fitore në zgjedhje. Aktualisht në parti po punohet në një analizë të tillë dhe këtu duhet të merren vendimet se cilat do të ishin koalicionet. Por një gjë është e rëndësishme, që ne kemi frontin pro-evropian si front që do të luftojë kundër atyre që nuk kanë asnjë koncept për të ardhmen dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Analizat do të tregojnë se çfarë është më e mira dhe është e sigurt se kështu do të ecë partia. Të gjitha opsionet duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen, por ende nuk ka një vendim të tillë nga kryesia, se si do të garojnë në zgjedhje. Potenciali i koalicionit i LSDM-së është shumë më i madh se ai i opozitës dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim", tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se a po flitet për paraqitje të përbashkët me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur nëse partia e Taravarit mund të hyjë në kombinim, Spasovski theksoi se "nëse analizat tregojnë se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë që janë për frontin evropian kjo duhet të bëhet ose nëse analizat tregojnë se duhet të shkohet me lista të veçanta, të ndara, gjithsesi se LSDM-ja do të dalë në zgjedhje me koalicionin e saj që e ka tani, me partnerët e saj tradicionalë". 

Spasovski nuk u përgjigj konkretisht nëse e sheh veten si shef i shtetit ose si lider i LSDM-së. 

"Për askënd ambiciet personale nuk janë më të rëndësishme se çdo anëtar i partisë, çdo qytetar, parti apo shtet. Ka procedura, bëhen propozime dhe ai është proces demokratik që ka vazhduar jo tani, por që nga formimi i partisë e deri më sot. Kandidati më i mirë për president, kandidatët më të mirë për deputetë dhe oferta e mirë programore është ajo që do të bëjmë në periudhën e ardhshme", tha Spasovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR