• e hënë, 23 dhjetor 2024

EMV: Ngrohja në Shkup e njëjtë për të gjithë konsumatorët

EMV: Ngrohja në Shkup e njëjtë për të gjithë konsumatorët

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ngrohja në rajonin e Qytetit të Shkupit për të gjithë konsumatorët po zhvillohet prej orës 6 deri ora 22 dhe me temperaturë të brendshme mes 20 dhe 21 gradë, siç është paraparë me rregullativën, respektivisht të njëjta janë kushtet për të gjithë konsmatorët, të cilët janë 63.000 (amvisëri, objekte afariste dhe institucione), kumtoi EMV.

Dërgesa e energjisë elektrike përmes sistemit për ngrohje qendrore, me të cilin menaxhon EMV, po zhvillohet në pajtim me dispozitat e Rregullave të rrjetit për distribuimin e energjisë ngrohëse dhe Rregulllave për furnizim me energji elektrike, të miratuara nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.    

"Dërgesa e energjisë ngrohëse përmes sistemit për ngrohje qendrore deri te objektet nga fillimi i sezonit ngrohës po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ashtu do të vazhdojë deri në fund të sezonit ngrohës dhe e njëjta po bëhet sipas rregullave dhe diagrameve strikte, varësisht nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme në periudha të ndryshme të ditës", njoftoi EMV.

Sipas kompanisë, nga fillimi i sezonit ngrohës e deri sot, defektet në rrjetin distributiv janë sanuar në afatin më të shkurt të mundur, me prioritet më të lartë, me qëllim të zvogëlimit të humbjeve dhe vendosjen e regjimit të rregullt të dërgesës së ngrohjes deri te konsumatorët.

"Konsumatorët për të gjitha paraqitjet e defekteve dhe reklamimeve për cilësinë e ngrohjes, të drejtohen deri te Qendra për kujdes për konsumatorë në numrat e telefonit (02) 3076 200 dhe 075400100", njofton EMV. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR