• e hënë, 23 dhjetor 2024

EMV Furnizimi me ngrohje: Lidhje falas për konsumatorët e shkyçur deri më 31 gusht

EMV Furnizimi me ngrohje: Lidhje falas për konsumatorët e shkyçur deri më 31 gusht

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - EMV Furnizimi me ngrohje ofron mundësinë e lidhjes falas për konsumatorët e shkyçur deri më 31 gusht të vitit 2023, informojnë nga EMV-ja.

"Me qëllim që të mundësohet që sa më shumë konsumatorë të përdorin përfitimet e sistemit të ngrohjes qendrore, po realizohet aksion i kyçjes falas për konsumatorët e shkëputur që do të vendosin të kyçen me sistemin e ngrohjes qendrore. Aksioni për kyçje kryhet sipas parimit "i pari i regjistruar, i pari i shërbyer", ndërsa vlen për të gjithë përdoruesit e interesuar që kanë aftësi teknike, por nuk janë të lidhur me sistemin e energjisë termike. Përfitimet e aksionit për kyçje falas vlejnë vetëm për objektet që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore dhe ku ka mundësi teknike për lidhjen e banesës apo hapësirës afariste", theksojnë nga kompania. 

Për ta shfrytëzuar mundësinë për kyçje falas, konsumatorët e interesuar duhet sa më shpejtë të jetë e mundur më së voni deri më 31 gusht të paraqesin kërkesë me shkrim për kyçje në një nga pikat e EMV Furnizimi me ngrohje.

"Pas përfundimit të aksionit, pra nga data 1 shtator 2023, kyçja do të paguhet në tërësi sipas listës së çmimeve të vlefshme", theksojnë nga EMV Furnizimi me ngrohje.

Për t'u informuar rreth procedurës për kyçje konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën e kujdesit për konsumatorë në numrat e telefonit 02/3076-200 dhe 075/400-100. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR