Ndalesë për automjete të rënda në rrugën Prilep - Makedonski Brod
- Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Prilep - Makedonski Brod, informojnë nga LAMM.

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Prilep - Makedonski Brod, informojnë nga LAMM.
Paraprakisht nga LAMMi informuan se është vendosur ndalesë për qarkullim për mjete të rënda edhe në akset rrugore Dibër - Mavrovë, Tetovë - Kodër të Diellit dhe Gostivar - Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, si dhe në aksin rrugor Manastir - Resnjë përmes kalimit malor Gjavatë dhe në aksin rrugor Resnjë - Ohër nëpër qafën malore të Bukovës.
Foto: Arkivi i MIA-s