• e shtunë, 28 shtator 2024

Embid shpallet MVP këtë sezon në NBA

Embid shpallet MVP këtë sezon në NBA

Uashington, 3 maj 2023 (MIA) - Basketbollisti i Filadelfias, Xhoel Embid është shpallur lojtari më i dobishëm (MVP) në NBA për sezonin 2022/2023. Kamerunasi (29) fitoi 73 vende të para në votimin.

Embid e kaloi sipas numrit të votave qendrën e Denverit, Nikolla Jokiq, i cili ka pasur 15 vende të para dhe basketbollistin e Miluokit, Janis Adetokunbo, i cili fitoi 12 vende të para.

Ai u bë lojtari i pestë në historinë e Filadelfias, që e ka fituar këtë çmim prestigjioz individual.

Embid këtë sezon luajti në 66 ndeshje, me mesatare prej 33,1 pikëve, 10,2 kërcimeve dhe 4,2 asiste. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR