• e diel, 22 dhjetor 2024

Ekspozitë "Ngritja dhe rënia e Shkupit": Porosia nga tërmeti është se më me rëndësi është të jemi solidarë dhe të bashkëndjejmë me qytetarët

Ekspozitë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Shkupi pas 26 korrikut të vitit 1963 fillon të krijojë mundësi për rrëfimin e tregimeve të ndryshme urbane të modernitetit. Bota na u përgjigj "Nuk jeni vetëm, sërish do t'ju ndërtojmë". Shkupi pa shumë heronj, shumë miqësi dhe dashuri. Mësimi nga tragjedia e tërmetit është se më me rëndësi është të jemi solidarë dhe të bashkëndjejmë ndaj fqinjëve dhe bashkëqytetarëve. Këto ishin disa nga porositë të cilat u transmetuan sot në hapjen e ekspozitës digjitale të Arkivit shtetëror "Ngritja dhe rënia e Shkupit" në Muzeun e arteve bashkëkohore (MAB).

Ekspozita u organizua nga Ministria e Kulturës, në kuadër të manifestimit "Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë - 60 vite tërmet".

Sipas ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Shkupi pas rënies, e filloi ngritjen e tij. Ajo gjatë hapjes së ekspozitës përkujtoi se Shkupit ia shtrinë dorën arkitektë dhe ndërtues të shquar me renome botërore. Siç tha. Shkupin e ndërtuan, krah për krahu edhe nikoqirët edhe të huajt, të cilët në atë tragjedi na u bënë miq të përhershëm.

Ajo informoi se Shkupi humbi 1.070 banorë të vet dhe pothuajse 80 për qind të shtëpive dhe infrastrukturës së qytetit.

"Shkupi e pranoi këtë si fillim të ri. Në thirrjen e Kombeve të Bashkuara u përgjigjën shtete të shumta për të ndihmuar dhe për ta konfirmuar miqësinë e tyre. Edhe sot u jemi mirënjohës. Askush nuk mundet dhe nuk duhet të jetë vetëm. Shkupi pa shumë heronj, shumë miqësi dhe dashuri", tha ministrja e Kulturës.

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij gjatë hapjes së ekspozitës porositi se dëshiron që memorialin për 60-vjetorin e tërmetit t'ia dedikojnë m u rënësisë së humanizmit dhe vullnetit të njerëzve, t'i kapërcejnë të gjitha sfidat dhe të kenë kapacitet edhe të lënduar t'i kapërcejnë pengesat në rrugë.

"Tërmeti në vitin 1963 i riformësoi strukturat ekonomike, politike dhe kulturore dhe format e tjera urbane inherente në një jetesë urbane. Kur një fatkeqësi elementare e ndërpret rrjedhën e jetës themi se ka ndodhur dhunë. Megjithatë, nëse me përpjekje të mundimshme tentojmë të shohim prapa horizontit të vuajtjeve, mund të gjejmë disa pika të fillimeve të reja dhe të një shprese të re", shtoi Pendarovski.

Siç tha, Shkupi pas 26 korrikut të vitit 1963 fillon të krijojë mundësi për ritregim të rrëfimeve të ndryshme uirbane të modernitetit.

Sipas presidentit, një mësim nga tragjedia e tërmetit është se më me rëndësi është të jemi solidarë dhe të bashkëndjejmë me fqinjët dhe qytetarët tanë, e njëkohësisht të hapur ndaj urbanizmit të ri dhe ideve të reja për të krijuar ambient për jetesë në të cilin do të jemi të lirë dhe të respektuar.

Ambasadori i Polonisë, Kshishtov Gzhelçik theksoi se përkujtimi për tërmetin tragjik prej para 60 viteve është ende i gjallë mes qytetarëve të Maqedonisë.

Ai sot gjatë hapjes së ekspozitës porositi se kjo nuk është rrespekt vetëm për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, por është qëndrim i tërë komunitetit ndërkombëtar në fytyrën e trqagjedisë e cila e godet njërin nga anëtarët e komunitetit. Kjo është, siç tha, dimensioni njerëzor i solidaritetit.

"Edhe sot, duke u përballur me sfida të tjera, ju bindim në solidaritetin tonë me popullin e Maqedonisë së Veriut", shtoi Gzhelçik.

Pas fjalimeve, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska u ndau mirënjohje ambasadorëve të vendeve donatore pas tërmetit katastrofik. ab/

Foto/ МIА, Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR