• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ejxhian Erlajns e ka ndëprerë shitjen e biletave për linjën ajrore sezonale mes Shkupit dhe

Ejxhian Erlajns e ka ndëprerë shitjen e biletave për linjën ajrore sezonale mes Shkupit dhe

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Transporti ajror grek Ejxhian Erlajns e ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën e re të planfikuar mes Shkupit dhe Korfuzit, e cila është dashur të fillojë në fillim të qershor me linjën Athinë - Shkup - Korfuz - Athinë, publikoi portali exyuaviation.com.

Fluturimet është dashur të mbahen dy herë në javë të martën dhe të shtunën, ndërsa linja ajrore Shkup - Athinë të realizohet të mërkurën dhe të dielën në mëngjes.

Sipas orarit të rishikuar, duket se Ejxhian Erlajns anulon plotësisht dy fluturime javore, duke e ulur frekuencën e përgjithshme mes Shkupit dhe Athinës nga fluturimet e çdoditshme në pesë fluturimeve në javë, duke filluar nga 4 qershori.

Kompania nuk përjashton edhe ndryshime plotësuese në rendin e fluturimeve, thekson exyuaviation.com.

Siç publikoi TAV Maqedoni më 2 prill të këtij viti, linja ajrore sezonale mes Shkupit dhe Korfuzit është dashur të fillojë nga 1 qershori. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR