• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Penale Themelore Shkup sot në pra 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit.

Në seancat e kaluara kanë dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhoskit dhe bashkëshorti i saj, si dhe më shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet, mes të cilëve inspektorë dhe anëtarë të partisë politike "E Djathta". Në seancën e fundit është marrë në pyetje familja e babait të Vanjës

Në seancën e parë të mbajtur i pandehuri Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata kanë planifikuar së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i të lënduarit Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet procedura veçmas.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Jaklina Krstevska. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR