• e martë, 24 dhjetor 2024

Eduard Xhozef: Lista e zezë e SHBA-së është një mesazh që duhet ta kuptojnë politikanët e mençur

Eduard Xhozef: Lista e zezë e SHBA-së është një mesazh që duhet ta kuptojnë politikanët e mençur

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Lista e zezë amerikane përfshin politikanë dhe është një mesazh që politikanët e mençur duhet ta kuptojnë, veçanërisht tani para zgjedhjeve të shpallura, konsideron eksperti amerikan për politikë të jashtme dhe ligjërues në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, Eduard Xhozef.

Lista e zezë amerikane është shumë domethënëse dhe paraqet një mesazh dhe nuk duhet të përjashtojë askënd që është i përfshirë në korrupsion të lartë, thotë Xhozef në një intervistë për CivilMedia i pyetur nëse lista e zezë e cila së fundmi u plotësua edhe me një përfaqësues tjetër të komunitetit të biznesit, është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe në vazhdim do të jenë politikanët e dikurshëm apo aktualë.

"Që dikush të jetë në atë listë të zezë, që nuk ka qenë vetëm politikan, por edhe ish zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të lartë se një ish zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër. Shikoni, ish kryeministri Nikolla Gruevski u fut në këtë listë vitin e kaluar nga SHBA për "korrupsion të madh". Ky ishte termi që përdorte SHBA. Unë thjesht po citoj nga njoftimi zyrtar i SHBA-së. Pra, kjo përfshin politikanë dhe ky është një mesazh, me të vërtetë, mendoj se politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë tani para zgjedhjeve që shpallen. Pra, ne e dimë se zgjedhjet do të jenë në pranverë", thekson Xhozef.

Në intervistë ai i referohet ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal. Sipas tij, "gjëja më e mençur që duhet të bëjë qeveria, e kjo veçanërisht vlen për qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, është tërheqja e ndryshimeve të Kodit Penal në Kuvend".

"Kështu duhet të bëjnë. Kam shkruar për këtë në artikullin tim muajin e kaluar, në tetor, në Science Review. Dhe kjo ishte shumë e dëmshme, e përmendi edhe Komisioni Evropian në raportin që doli për progresin e Maqedonisë. Dhe gjëja më e mirë, lëvizja më e mirë politike për të tërhequr qytetarët do të ishte që qeveria në parlament të thotë se kemi bërë një gabim dhe ne do ta korrigjojmë atë gabim tani dhe do ta tërheqim këtë ligj dhe do të tërheqim ndryshimet në Kodin Penal dhe ne do ta kthejmë kodin ashtu siç ishte", thotë Eduard Xhozef. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR