• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe një kandidat për president ka dorëzuar iniciativë në KSHZ për mbledhjen e nënshkrimeve

Edhe një kandidat për president ka dorëzuar iniciativë në KSHZ për mbledhjen e nënshkrimeve

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Listës së kandidatëve që mbledhin nënshkrime nga qytetarët për postin e presidentit të shtetit i është bashkëngjitur edhe një kandidat i ri. Goce Ristov do të duhet që deri të premten të mbledh 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët, sepse deri atëherë në KSHZ përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve.

Deri tani shtatë kandidatë kanë arritur të sigurojnë vend në zgjedhjet për president të shtetit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri më tani kandidati i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) Stevo Pendarovski ka mbledhur 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska kandidate e VMRO-DPMNE-së 28.029 vota, Maksim Dimitrievski nga ZNAM (E DI) 11.602 nënshkrime, Bujar Osmani nga BDI 11.085, Stevço Jakimovski 11.093, Arben Taravari - 10.710 dhe Biljana Vankovska Cvetkovska 10.469 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë për kryetar të shtetit kanë më pak nënshkrime - kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Unioni demokratik boshnjak ka 1684, kandidati Velo Markovski 1509, Gjorgi Manaskov 453, Zorica Cvetkovska 233, Gospodin Poposki 133 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së në këto pesë ditë nuk ka asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve zhvillohet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për kryetar të shtetit duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR