• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Edhe në vitin 2024 do të marrim pjesë në Fondin solidar vullnetar evropian ATM të Ukrainës dhe Moldavisë

Edhe në vitin 2024 do të marrim pjesë në Fondin solidar vullnetar evropian ATM të Ukrainës dhe Moldavisë

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 202-të ka marrë vendim për dhënien e lejes për vazhdimin e Fondit solidar vullnetar evropian ATM për mbështetje të Ukrainës dhe Moldavisë për vitin 2024 dhe për pjesëmarrje të mëtutjeshme të vendit në këtë fond. 

Sipas vendimit që është marrë me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, siç informojnë nga shërbimi për informim i qeverisë, do të vazhdojmë të marrim pjesë në Fondin solidar vullnetar evropian ATM të Ukrainës dhe Moldavisë, për sigurimin e mjeteve për shpenzime për funksionim të qëndrueshëm të ofruesve të tyre të shërbimeve për navigacion për vitin 2024 në bazë të PC/23/60/2 të EUROCONTROL.

Fondi solidar vullnetar evropian ATM i Ukraunës dhe Moldavisë është vendosur në bazë të Direktivës së Komisionit të Përhershëm të EUROCONTROL nr.22/111 nga 24 nëntori i vitit 2022, për formimin e të cilit Qeveria ka dhënë leje, me Vendimin për dhënien e lejes për ndarje të detyrës së re të EUROCONTROL për formimin e fondeve solidare vullnetare për mbështetje të një ose më shumë vendeve anëtare në situata krize në komunikacionin ajror, si dhe formimin e Fondit solidar vullnetar evropian ATM dhe Fondit solidar vullnetar të përkohshëm të EUROCONTROL dhe për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këto fonde. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR