• e martë, 26 nëntor 2024

Edhe kryebashkiaku i Kuçovës duhet të shkojë në gjyq për falsifikim të të dhënave për dekriminalizim

Edhe kryebashkiaku i Kuçovës duhet të shkojë në gjyq për falsifikim të të dhënave për dekriminalizim

Tiranë, 10 janar 2024 (MIA) - Gjykata e Tiranës filloi procedurën kundër kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, të cilin e ngarkon për "falsifikim të të dhënave në formularin për dekriminalizim".

Avokatët e tij në seancën e parë gjyqësore u dakorduan për procedurë të shkurtuar, që do të kushtëzojë ulje të dënimit, nëse i shqiptohet.

Në fund të qershorit të vitit të kaluar, Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, kumtoi se ka filluar hetimi kundër kryebashkiakut të Kuçovës, Hajdari, pas çka nga Ministria greke e Drejtësisë ishte kërkuar, ndërsa në nëntor kishte arritur përgjigja e konfirmuar se Hajdari ka qenë i dënuar në atë vend.

Ministria në përgjigjen e dorëzuar e bashkangjiti vendimin e gjykatës në Janinë, me të cilin Hajdari, në qershor të vitit 1999, si 17-vjeçar, ishte dënuar për "hyrje ilegale në territorin grek" dhe i kishte shqiptuar dënim në të holla prej 1.500 drahmave dhe masë dëbimi.

Ajo që e bën të dyshuar Hajdarin në këtë rast është fakti që ai nuk e ka paraqitur këtë dënim në formularin për dekriminalizim, kështu që në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kalaur ishte rizgjedhur kryebashkiak.

Identik ishte edhe rasti me ish-kryebashkiakët e Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe të Vorës, Agim Kajmaku, të cilët gjithashtu kishin qenë të dënuar në Greqi, pas çka u shkarkuan. ab/


Foto: Hajdari FB

QËNDRONI TË LIDHUR