• e shtunë, 23 nëntor 2024

Edhe Irlanda dhe Spanja kumtuan se do ta njohin shtetin palestinez

Edhe Irlanda dhe Spanja kumtuan se do ta njohin shtetin palestinez

Madrid/Dublin, 22 maj 2024 (MIA) – Irlanda dhe Spanja sot iu bashkuan Norvegjisë dhe kumtuan se “do ta njohin shtetin e Palestinës”.

"Sot Irlanda, Norvegjia dhe Spanja kumtuan se e njohin shtetin e Palestinës", tha kryeministri irlandez Sajmon Haris, duke përshëndetur "këtë ditë të rëndësishme historike për Irlandën dhe Palestinën".

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi se Spanja do ta njohë shtetin palestinez më 28 maj.

"Të martën e ardhshme, më 28 maj, Spanja do të miratojë njohjen e shtetit palestinez në Këshillin e ministrave", tha Sançez para deputetëve spanjollë.

Ai akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se rrezikon zgjidhjen e dy shteteve me politikën e tij të "dhimbjes dhe shkatërrimit" në Rripin e Gazës.

“Norvegjia do të njohë shtetin e Palestinës më 28 maj”, deklaroi në Oslo madje kryeministri norvegjez Jonas Gar Store.

Foto: arkivi EPA

QËNDRONI TË LIDHUR