• e mërkurë, 26 qershor 2024

Dy viktima në një aksident në autostradën eksprese Shtp-Koçan

Dy viktima në një aksident në autostradën eksprese Shtp-Koçan

Shtip, 20 prill 2024 (MIA) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën eksprese Shtip-Koçan, afër zonës ZHTI në Shtip. Sipas informacioneve fillestare në aksident kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, ka konfirmuar se në këtë autostradë eksprese ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Ajo deklaroi për MIA-n se hetimet dhe sigurimi i vendit të aksidentit nga ana e policisë është duke vazhduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25 mes dy automjeteve të udhëtarëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR