• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy persona të lënduar rëndë në një aksident në qendër të Shkupit (PLT)

Dy persona të lënduar rëndë në një aksident në qendër të Shkupit (PLT)

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) – Dy vetura morën pjesë në aksidentin te Kuvendi, i cili ndodhi sot pasdite, ndërsa në të cilin dy persona ishin lënduar rëndë, konfirmuan sonte nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n.

“Sot pasdite në orën 17:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin në afërsi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjeteve të udhëtarëve ‘audi’ dhe ‘Alfa’. Dy persona janë transportuar me automjet të Ndihmës Urgjente në SPQ "Shën Naumi i Ohrit" dhe në Qendrën e Urgjencës ‘Nënë Tereza’ për trajtim mjekësor. Po bëhet inspektim në vendin e ngjarjes”, sqaruan nga MPB për MIA-n.

Paraprakisht, MIA informoi se dy persona ishin lënduar rëndë në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur sot pasdite në udhëkryqin te Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Mjeku Dragan Panov, shef i ndërrimit në Ndihmën e Shpejtë – Shkup, në një deklaratë për MIA-n konfirmoi se në aksident dy persona kanë marrë lëndime të rënda. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR