Dy persona janë plagosur në sulmin izraelit ndaj qytetit port Lakatia
- Dy persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në sulmin izraelit ndaj qytetit port sirian Latakia, në Detin Mesdhe.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:03, 17 tetor, 2024
Damask, 17 tetor 2024 (MIA) - Dy persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në sulmin izraelit ndaj qytetit port sirian Latakia, në Detin Mesdhe.
Mediat amerikane cituan armatën siriane, e cila njoftoi se në sulmin ndaj Latakias, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të kufirit libanez, është dëmtuar një pozicion ushtarak.
Mediat siriane paraprakisht njoftuan se ka shpërthyer zjarr si pasojë e sulmit izraelit.
Mediat lokale njoftuan se Mbrojtja ajrore siriane i është përgjigjur sulmit izraelit me raketa në Latakia.
Izraeli me vite ka kryer sulme kundër objektivave të lidhura me Iranin në Siri, por sulmet janë përforcuar nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar. qa/bsh/
Foto: X