Levit: Presidenti Tramp edhe më tutje është i hapur për takim me Putinin, por të pritet biseda e sotme telefonike
- – Presidenti amerikan Donald Tramp mbetet i hapur për takim me Vladimir Putinin edhe krahas frustrimeve për shkak të vonesës në bisedimet paqësore nga ana e liderit rus.
- Post By Fitore Curri
- 17:14, 19 maj, 2025
Uashington, 19 maj 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbetet i hapur për takim me Vladimir Putinin edhe krahas frustrimeve për shkak të vonesës në bisedimet paqësore nga ana e liderit rus.
Në pyetjen nëse presidenti amerikan ende dëshiron të takohet me presidentin rus, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, u përgjigj: “Mendoj se presidenti me siguri do të ishte i hapur për këtë. Por, do të shohim si do të zhvillohet biseda e sotme”.
Ajo deklaroi se pret që presidenti amerikan të flasë para publikut pas bisedës telefonike me presidentin rus, si dhe pas bisedës me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski.
Ajo shtoi se SHBA-ja i vlerëson si shumë të rëndësishme dy bisedat.
Livit shtoi në brifing për mediat se presidenti amerikan ua bëri të ditur palëve në konfliktin në Ukrainë se dëshiron armëpushim sa më shpejtë që është e mundur.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se Trampi punon sa më shpejtë që është e mundur ta përfundojë konfliktin në Ukrainë, si dhe konflikti palestinez – ukrainas.
Ajo, gjithashtu, deklaroi se administrata amerikane shqyrton vendosje eventuale të sanksioneve të reja kundër Rusisë.
“Mendoj se të gjitha opsionet janë në tryezë. Nuk dua të paragjykoj asgjë, por sigurisht që është diçka që presidenti po e shqyrton si mundësi", përfundoi Levit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, të premten, pas bisedimeve në Stamboll mes delegacionit rus dhe ukrainas, deklaroi se takimi mes dy presidentëve “për momentin nuk po përgatitet”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s