Dy kandidatë të paraqitur në konkursin për kryetar të Komisionit Rregullator të Energjetikës
- Dy kandidatë janë paraqitur në konkursin publik për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).
- Post By Qefsere Abduli
- 13:30, 16 mars, 2026
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Dy kandidatë janë paraqitur në konkursin publik për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).
Sipas informacioneve të MIA-s, në konkurs janë paraqitur Aco Ristov, ish-kryetar i komunës së Radovishit, dhe Shamil Rexhepi, i punësuar në KRRE.
Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve nesër në seancë do t’i shqyrtojë aplikimet sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 45/2026).
Konkursi për kryetar të KRRE-së u shpall pasi Marko Bislimoski dha dorëheqje, por funksionin do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit.
Sipas Ligjit për Energjetikë, pas shqyrtimit të aplikimeve, Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve i propozon Kuvendit një kandidat për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. qa/
Foto: Arkivi