Dy ilaçe arritën në KURO, pacientët informohen për ta marrë terapinë
- Dy ilaçe prej atyre që mungonin, arritën në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO) në Shkup, pacientët informohen se mund ta marrin terapinë e nevojshme, konfirmoi për MIA-n drejtori Igor Stojkovski.
- Post By Besnik Shuki
- 16:03, 29 janar, 2025
Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Dy ilaçe prej atyre që mungonin, arritën në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO) në Shkup, pacientët informohen se mund ta marrin terapinë e nevojshme, konfirmoi për MIA-n drejtori Igor Stojkovski.
Drejtori tha se nga java e ardhshme do të disponojnë me mjetet e reja buxhetore, me çka do të sigurohet terapi për pacientët në klinikë deri nga fundi i këtij viti. Nëse ka nevojë për financa shtesë, ai shtoi se Fondi për sigurim shëndetësor do t'u ndihmojë.
Edhe një ilaç duhet të jetë në dispozicion për klinikën prej nesër.
"Tre ilaçet tjera do të arrijnë në klinikë në fillim të shkurtit. Procedurat administrative për ato ilaçe që mungojnë janë duke përfunduar, me qëllim që të sigurohet terapia e duhur për pacientët", tha Stojkovski për MIA-n.
MIA paraprakisht njoftoi se pacientë kanë deklaruar se në këtë moment nuk ka terapi biologjike në këtë klinikë. Nuk ka pasur ilaçe "atezolizumab (tecentriq)", "bevacizumab (avastin)", „palbociclib", "ribociclib", "fulvestrant" dhe "cetuximab". Ata atëherë thanë se druajnë se për kohë të shpejtë nuk do të ketë edhe "trastuzumab emtansine (kadcyla)", "nivolumab", "cobimetinib" dhe "vemurafenib". bsh/
Foto: MIA