Lirohet mazuti
- Mazuti M-1 NS nga sonte në mesnatë lirohet për 1,1 denarë për kilogram dhe do të shitet për 44.531 denarë, ndërsa për derivatet tjera mbetet i njëjtë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.48 për qind.
- Post By Fami Bajrami
- 15:39, 30 janar, 2025
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Mazuti M-1 NS nga sonte në mesnatë lirohet për 1,1 denarë për kilogram dhe do të shitet për 44.531 denarë, ndërsa për derivatet tjera mbetet i njëjtë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.48 për qind.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 80 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të vazhdojë të shitet për 82 denarë, EURODIESEL (D-E V) 74,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73,56 denarë për litër.
Nga KRRE theksohet se çmimet referenciale të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme shënon ulje mesatarisht prej 1,245 për qind për benzinën, 2,24 për qind për dizelin, 2,473 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 2,298 për qind për mazutin. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,8351 për qind.
Foto: arkivi i MIA-s