• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy helikopterët e Armatës hodhi 44 tonë ujë mbi zjarrin në malin Serta

Dy helikopterët e Armatës hodhi 44 tonë ujë mbi zjarrin në malin Serta

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Dy helikopterë nga përbërja e VING-ut ajror të cilët sot në mëngjes janë angzahuar në shuarjen e zjarrit në malin Serta deri më tani kanë hedhur 44 tonë ujë, informuan sot pasdite nga Shtatmadhoria e Armatës.

"Dy helikopterët nga përbërja e VING-ut ajror në periudhën e paraditess intervenuan me 22 kova dhe janë hedhur 44 tonë ujë në lokacionet në të cilat kërkohej", thonë nga SHM i Armatës.

Nga atje shtojnë se pjesëtarët e Armatës po përballen me zjarret në rjaonin e Negotinëss në terren të pakalueshëm nga toka dhe ajri.

"Pjesëtarët e Armatës të cilët sot në mëngjes u përfshinë në shuarjen e zjarreve në rajonin e Negotinës në koordinim me të gjitha subjektet e involvuara për momentin po intervenojnë në pikat e cekura kritike në terren të pakalueshëm në malin Serta me qëllim të lokalizimit të zjarrit dhe vënies së tij nën kontroll", ceket në kumtesë.

Qeveria mbrëmë vonë shpalli gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditë pas çka prej herët në mëngjes në shuarjen e zjarreve u përfshinë pjesëtarët e Armatës. ab/

Fotо: SHM e Armatës

QËNDRONI TË LIDHUR