Dy gjykatës të Gjykatës supreme të Iranit janë vrarë në Tetehan
- Dy gjykatës të Gjykatës supreme iraniane janë vrarë sot në ndërtesën e Gjykatës në Teheran nga një burrë i armatosur, i cili pastaj ka kryer vetëvrasje.
- Post By Besnik Shuki
- 13:01, 18 janar, 2025
Teheran, 18 janar 2025 (MIA) - Dy gjykatës të Gjykatës supreme iraniane janë vrarë sot në ndërtesën e Gjykatës në Teheran nga një burrë i armatosur, i cili pastaj ka kryer vetëvrasje.
Siç njoftoi portali i pushtetit gjyqësor iranian "Mizan", sulmuesi i armatosur me pistoletë ka hyrë në zyren e gjykatësve dhe ka shtënë, pas çka ka kryer vetëvrasje.
Mizan njofton se janë vrarë gjykatësit Mohamad Mogiseh dhe Ali Razini. Ndërkaq, mediumet lokale njoftuan se është lënduar edhe truproja i njërit prej gjykatësve.
Nuk ka informata për motivin e autorit.
Ueb-faqet opoizitare iraniane publikuan se Mogiseh në të kaluarën ka marrë pjesë në gjykime të të burgosurve politikë. bsh/
Foto: MIA arkiv