Durmishi: Nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve themelore ushqimore
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi konsideron se nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe pohoi se inspektorët e tregut i ndjekin gjendjet në tërë zinxhirin e produkteve të shitjes me pakicë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:40, 14 qershor, 2025

Tetovë, 14 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi konsideron se nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe pohoi se inspektorët e tregut i ndjekin gjendjet në tërë zinxhirin e produkteve të shitjes me pakicë.
Durmishi theksoi se pas prëfundimit të masave më 30 prill, gjatë tërë majit, Inspektorati shtetëror i tregut i ka ndjekur çmimet në markete, tek distributorët dhe prodhuesit, në mënyrë që të konstatojë nëse ka rritje të çmimeve, posaçërisht të produkteve themelore ushqimore.
"Nuk ka rritje drastike të çmimeve në pjesën, ku ne jemi kompetentë, në pjesën e produkteve themelore ushqimore. Çdo muaj Inspektorati shtetëror i tregut do të jetë nët erren do të shhë, nëse rastësisht ndodhë të kemi rritje enorme pa qrsyeshmëri ekonomike bga tretgtarët e çmimeve, normalisht se do të sjellim sërish vendime dhe atë e kam thënë edhe nëd eklarata tël tjera se do të sjellim masa më rigoroze nga to që i kemi ndërmarrë deri më tani", tha Durmishi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Tetovë ku u organizua takim me qytetarë me qëllim të promovimit të Planit të ri operativ për punësim për vitin 2025.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Qeveria votoi më 20 shkurt masën e cila zgjati deri më 30 prill me të cilën pati kufizim të marzhës për 100 grupe të produkteve, ndërkaq "ngrirje" të çmimeve për tetë produkte. ab/
Foto: МIА