• e premte, 05 korrik 2024

Durant për marihuanën: Kjo është NBA, të gjithë këtu e përdorin

Durant për marihuanën: Kjo është NBA, të gjithë këtu e përdorin

Feniks, 27 korrik 2023 (MIA) - Kevin Durant foli për popullaritetin e marihuanës në NBA.

Ylli i Feniksit, Kevin Durant pranoi se ka qenë një prej njerëzve, të cilët e kanë bindur komisarin e NBA-së, Adam Silver ta heqë ndalesën për marihuanën.

"Në të vërtetë, iu paraqita Adam Silverit dhe i bëra thirrje që ta heqë marihuanën nga listat e substancave të ndaluara. Është e shpërndarë në vend dhe në botë, raporti ndaj saj më nuk është negativ si më herët. Adam Silver u pajtua me mua. Kur erdha në takim me Silverin, ai menjëherë e ka ndjerë erën dhe kuptoi se ku po shkon gjithçka. Nuk pata nevojë t'i them. Kjo është NBA. Të jem i sinqertë, të gjithë këtu e përdorin. Tani marihuana është si vera", deklaroi Durant.

Në ligën NFL marihuana nuk është e ndaluar. bsh/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR