• e enjte, 27 qershor 2024

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 60 metra në Demir Kapi

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 60 metra në Demir Kapi

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 60 metra ka në Demir Kapi.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.   

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

Ekipet kujdestare të “Rrugës e Maqedonisë”, kumtuan, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR