• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria e doganave: Certifikatë për operatorin e autorizuar ekonomik Dauti Komerc SHA Shkup

Drejtoria e doganave: Certifikatë për operatorin e autorizuar ekonomik Dauti Komerc SHA Shkup

Shkup, 26 maj 2023

Kompania e Dauti Komerc SHA Shkup fitoi statusin e Operatorit të autorizuar ekonomik (OAE) për thjeshtësime doganore, mbrojtje dhe siguri në punë.

Për këtë qëllim, sot drejtoresha e Drejtorisë doganore, Sllavica Kutiro, së bashku me zëvendësdrejtorin Muarem Asani dhe ekipin e lartë menaxherial nga Drejtoria doganore ka bërë një vizitë pune në kompaninë Dauti Komerc, të cilës i është dhënë miratimi i operatorit të autorizuar ekonomik.

Kjo është një tjetër njohje e funksionimit të deritanishëm të suksesshëm të Dauti Komerc, dëshmi se kompania njihet si një partner i besueshëm dhe i sigurt i Doganës dhe ka vendosur kontroll mbi proceset e funksionimit të saj. 

Në takim, drejtoresha Kutirov theksoi se gjithnjë e më shumë kompani e kuptojnë nevojën dhe rëndësinë e të qenit OAE. Plotësimi i kushteve për marrjen e statusit të OAE u mundëson këtyre kompanive të aplikojnë thjeshtësime doganore, kontrolle të reduktuara, të cilat vlejnë prej kohësh edhe në vendet e Ballkanit të Hapur. Kjo ndikon njëkohësisht në forcimin e konkurrencës së tyre në rajon dhe në BE.

Dauti Komerc SHA Shkup është kompania e 27-të me radhë e Maqedonisë që merr statusin e Operatorit të autorizuar ekonomik.

Listën e kompanive vendase që kanë miratim për OAE mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: 

https://www.customs.gov.mk/ovlasten-ekonomski-operator.nspx 

QËNDRONI TË LIDHUR