• e premte, 13 shtator 2024

Drejtoria Doganore e VK Bogorodicë ka parandaluar tentativën për kontrabandim të cigareve

Drejtoria Doganore e VK Bogorodicë ka parandaluar tentativën për kontrabandim të cigareve

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t'i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.

Nëpunësit doganorë zbuluan pakot e cigareve në kabinën e kamionit i cili drejtohej nga personi, Cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.

Pakot me cigare janë konfiskuar, ndërsa kundër personit po udhëhiqet  procedurë përkatëse.

Drejtoria Doganore në kuadër të kompetencave të saj kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale. rq/

Foto dhe video: Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR