• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lutkov: Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike

Lutkov: Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) – Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike mes dy vendeve marrëdhëniet diplomatike të të cilave janë dëmtuar gjatë periudhës së fundit, ishte theksuar se takimin e sotëm te presidenti bullgar Rumen Radev. Këtë e deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili është pjesë e delegacionit të lartë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, të cilin e kryeson presidentja Gordana Siljanovska Davkova. 

Siç tha Lutkov në një paraqitje në TV Sitel, në takimin me Radevin është biseduar për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, si dhe për përfitimet ekonomike që mund të kenë të dy kombet nga bashkëpunimi në këto dy sfera. Në takimin dypalësh, nga ana tjetër, me homologun bullgar, ministrin e Kulturës Najden Todorov, u bisedua për domosdoshmërinë e vizitave të ndërsjella të shpeshta jo vetëm në opera, por edhe në teatër, si dhe për produksionet e mëdha që do të duhet të përfaqësojë të dy vendet.

Sipas Lutkov, diplomacia kulturore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë gjithnjë ka qenë në nivel të lartë.

“Kultura nuk i njeh plotësisht marrëdhëniet politike diplomatike. Diplomacia kulturore ka qenë gjithmonë në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe kjo është treguar në 20 vitet e fundit. Unë mendoj se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Që nga pandemia, nga viti 2019 e në vazhdim, si në fushën e buxheteve, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka mbetur prapa këto pak vite, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kthehemi në të njëjtat rrugë. Ajo që po flasim sot është se përveç Operës dhe Baletit të Maqedonisë duhet të thellohet bashkëpunimi edhe në produksionet e mëdha në teatër dhe fusha të tjera të kulturës”, tha ministri.

Një pjesë e madhe e drekës së sotme të punës me Radevin, theksoi ishte ndarë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit që mund të ketë impakt të gjerë ndaj zhvillimit të të dyja vendeve. 

Takimi me Todorovin për Lutkovin ishte i pari dypalësh në mandatin e tij me një homolog nga tjetër vend. 

“Ky ishte takimi im i parë diplomatik dypalësh me ministrin e Kulturës. Todorov vjen nga sfera e kulturës. Ne patëm një bisedë të mirë, diskutuam se produksionet e mëdha do të duhet të përfaqësojnë të dy vendet, do të duhet të jemi sa më shpesh të pranishëm ne në Sofje dhe Sofja në Shkup. Kemi biseduar edhe për dy institucionet teatrore kombëtare që të ketë një reciprocitet të tillë gjatë vitit”, informon Lutkov.

Me këtë rast, ai iu referua buxhetit të deleguar në kulturën dhe teatrine Maqedonisë, i cili do t'u mundësojë, siç thekson, menaxherëve të krijojnë politikat e tyre më lirshëm dhe të shpenzojnë mjetet që do t'u jepen për të bërë produksione më të mëdha që vendi të jetë përfaqësues jo vetëm në Sofje, por edhe në të gjitha vendet evropiane. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR