• e diel, 06 tetor 2024

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë ftoi të interesuarit të dorëzojnë aplikim për grant nga programi i MPJ-së

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë ftoi të interesuarit të dorëzojnë aplikim për grant nga programi i MPJ-së

Dibër, 13 shtator 2024 (MIA) - Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, u bëri thirrje të gjitha organizatave, shoqatave dhe individëve të interesuar që të aplikojnë për grant nga programi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada në faqen në Fejsbuk e transmeton publikimin e Ministrisë, si dhe aplikacionin e projektit me udhëzimet për plotësimin e tij.

"Apelojmë te të gjithë të interesuarit që të paraqesin aplikacione për projekte, të cilët përfshijnë ide dhe iniciativa në interes të tyre, për marrjen e grantit, që është në kuadër të një programi që ka të bëjë me organizata, shoqata dhe individë që vijnë nga radhët e diasporës. Një program i tillë është aplikuar në vitet e kaluara dhe të gjithë ata që kanë aplikuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë nuk janë refuzuar", tha për MIA-n, Luftim Spahiu, ministër këshilltar në Ambasadë.

Sqaroi se projektet në formë të skanuar dorëzohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Përfaqësive Diplomatiko-Konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe paralelisht, në e-mail: seat.fejzuli@ mfa.gov.mk.

Shton se nëse aplikanti nuk ka mundësi të skanojë projektin, ai dërgohet me postë në përfaqësinë kompetente diplomatike konsullore, në këtë rast në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Thekson se për çdo gjë që nevojitet mund të paraqiten në ambasadën për ndihmë dhe udhëzime të duhura. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR