• e mërkurë, 07 gusht 2024

Drejtorë të rinj në 10 institucione publike shëndetësore

Drejtorë të rinj në 10 institucione publike shëndetësore

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Drejtorë të rinj u emëruan në 10 institucione shëndetësore publike në mbarë shtetin. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në ditët e kaluara, ministri Arben Taravari ka emëruar ushtrues u.d. drejtorë të rinj në 10 institucione shëndetësore publike.

U.d. drejtor i ri  në Qendrën për Shëndet Publik - Shkup është Muamet Demiri. Në 
Spitalin Klinik të  Shtipit - Vladko Zahariev.  Në Spitalin e Përgjithshëm -  Kërçovë është  Maja Cvetanovska Trajkovska, ndërsa në  Spitalin e Përgjithshëm i Strugës është Vladimir Bunçevski. Në  Spitalin e përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar Dibër - Sevdije Koxha. Në
Qendrën Shëndetësore Strugë është Arben Labenishta 

  Zhan Lozanovski është emëruar u.d drejtor në Spitalin Psikiatrik -Demir Hisar, Herolind Sakipi në Qendrn për Shëndet Publik - Kumanovë,  Bllagoja Kitanovski në 
Spitalin e specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes jospecifike dhe alergjike - Oteshevë, ndërsa  Bashkim Shabani në 
Klinikën Universitare për Urologji.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR