DPHM: Vijon periudha e motit kryesisht stabil
- Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri 36 gradë.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:19, 4 shtator, 2025
Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri 36 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.
Vijon periudha e motit kryesisht stabil. Deri të dielën do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende kohë pas kohe e përforcuar veriore. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s