DPA: Fon der Lajen u përgjigjet kritikave për planin buxhetor në vlerë trilionë euro
- – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, shtoi opsione për amendamente në propozimin e saj për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, pasi Parlamenti Evropian u kërcënua se do ta bllokojë, sipas një letre të cilën e pa DPA.
- Post By Fitore Curri
- 08:01, 10 nëntor, 2025
Bruksel, 10 nëntor 2025 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, shtoi opsione për amendamente në propozimin e saj për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, pasi Parlamenti Evropian u kërcënua se do ta bllokojë, sipas një letre të cilën e pa DPA.
Fon der Lajen me shkrim i ka informuar kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, dhe presidencën aktuale me Këshillin e BE-së për amendamente të mundshme të propozimit të saj, njofton DPA.
Opsionet përfshijnë që tu jepet fjalë më e madhe rajoneve, të ofrohen masa të mundshme mbrojtëse për sektorin e bujqësisë dhe të fuqizohet roli i Parlamentit Evropian në shpërndarjen e parave nga buxheti i BE-së.
Nëse vendet anëtare të BE-së merren vesh, një pjesë e mjeteve të buxhetit të BE-së mund të rezervohet konkretisht për zhvillim të rajoneve rurale, përveç shpenzimit me qëllim sipas Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).
Sipas letrës, shtesat kanë për qëllim ta mbështesin procesin e miratimit të kornizës financiare të BE-së për vitin 2028 – 2034. Buxheti afatgjatë do të lejonte shpenzimin e rreth 2 trilionë eurove (2,3 trilionë dollarë), afërsisht 700 miliardë euro më shumë se periudha e tanishme shtatmujore e buxhetit.
Ky veprim vjen pasi liderët e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian e porositën Fon der Lajenin në një letër të përbashkët se pjesërisht e hedhin poshtë propozimin fillestar të Komisionit.
Në letrën e dërguar në fund të tetorit, deputetët e lartë në BE shprehin keqardhje që propozimi i Komisionit, i prezantuar në korrik, nuk e ka marrë parasysh qëndrimin e Parlamentit për ruajtjen e rolit të politikës rajonale dhe fjalën e Parlamentit në vendimet për shpenzim.
Letra ishte nënshkruar nga liderët e Konservatorëve, Socialdemokratëve, Liberalëve, Të gjelbërve dhe ligjvënës së tjerë të lartë të cilët punojnë në këtë temë.
Nënshkruesit e kritikojnë faktin që në vend që paratë të ndahen në disa fonde të veçanta, çdo vend – anëtar i BE-së do të përpunonte plane individuale për shpenzime në periudhën e ardhshme të buxhetit.
Kjo mund të shkaktojë atë që shuma të mëdha të parave të shpërndahen në mënyrë jo transparente, duke shkaktuar jo baraspesha, thuhet në letër.
Buxheti i BE-së, i quajtur kornizë financiare shumëvjeçare, i thekson prioritetet politike të bllokut për vitet e ardhshme dhe sa para ndahen për sfera të ndryshme.
Buxheti miratohet sipas një procedure të veçantë ligjvënëse: Vendet anëtare të BE-së duhet ta miratojnë njëzëri, ndërsa Parlamenti Evropian duhet të japë leje. Nëse parlamenti nuk e arrit shumicën e nevojshme, propozimi dështon.
Që të parandalohet një skenar i tillë, Fon der Lajen ftoi sot në takim përfaqësues të lartë, duke i përfshirë Mecollën dhe kryeministren daneze Mete Frederiksen, e cila për momentin kryeson me Këshillin e BE-së. fc/
Foto: DPA