• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dita ndërkombëtare për verifikimin e fakteve, zgjedhjet tek ne dhe në Evropë shkak më shumë për përhapjen e dezinformatave

Dita ndërkombëtare për verifikimin e fakteve, zgjedhjet tek ne dhe në Evropë shkak më shumë për përhapjen e dezinformatave

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Rrjeti antidezinformues i Ballkanit sot në Shkup mban konferencën e titulluar si “Mbrojtja e demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e integritetit të informacionit në epokën digjitale”, duke shënuar 2 Prillin – Ditën ndërkombëtare të verifikimit të fakteve.

Euroambasadori Dejvid Gir në hapjen e konferencës theksoi se për shkak të zgjedhjeve ai tashmë e sheh se si ushtrohen ndikime të dëmshme në verifikimin e fakteve, veçanërisht në internet. Por, tha ai, kjo nuk ndodhë vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon dhe Evropë për shkak të asaj se është viti i zgjedhjeve. Është detyrë e të gjitha institucioneve, tha ai, që të mundësojnë verifikimin e fakteve, si dhe është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet informacionit dhe dezinformimit, fakteve kundrejt fakteve alternative... Ai vuri në dukje bashkëpunimin që BE-ja ka në drejtim të verifikimit të fakteve me komunitetet në rajon. Gir gjithashtu theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të jenë të lirë dhe të mos kenë presione politike. 

Ambasadori holandez Dirk Jan Kop tha se projekti ka filluar disa muaj pas agresionit rus në Ukrainë. Verifikimi i fakteve, theksoi ai, duhet të shkojë dorë më dorë me edukim mediatik. Në shoqëritë demokratike ka nevojë për debate publike. Njerëzit, theksoi ambasadori holandez, duhet të ndjehen të lirë ta thonë mendimin e tyre. Qeveritë, sipas tij, nuk duhet të përfshihen, por njerëzit gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për qëndrimin e tyre në internet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në hapjen e konferencës ka folur edhe Vlladimir Naçev, sekretar shtetërorë në Ministrinë e Mbrojtjes i cili informoi se si ata i luftojnë dezinformatat.

Tani jemi në një fazë ku kufiri midis gënjeshtrës dhe së vërtetës është shpesh i paqartë. Dezinformimi ka fuqinë të nxisë mosbesimin dhe të minojë strukturën e institucioneve tona demokratike. Pasojat janë të gjera dhe të thella, ndikojnë në opinionin publik, nxisin mosbesimin tek institucionet. Nëse nuk hidhen poshtë, ato mund të nxisin teoritë e konspiracionit dhe të minojnë themelet e demokracisë sonë", tha Naçev. 

Drejtori i "Metamorfozis", Bardhyl Jashari tha se ky aktivitet është një kthesë e rëndësishme duke qenë se është Dita Ndërkombëtare e verifikimit të fakteve.

"Kjo ngjarje konfirmon angazhimin tonë për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin, thekson rolin e domosdoshëm të verifikuesve të fakteve. Fuqishëm besoj në angazhimet e përbashkëta, në procese transparente dhe rrjetin e ndarjes, sepse është baza e punës sonë në Metamorfozis e cila këtë vit feston 20 vjetorin e saj. Ky rrjet në Ballkan është si një progres normal në rajon nga të gjitha konferencat që janë mbajtur. Duam që ky rrjet të krijojë partneritete të reja sepse vetëm duke punuar së bashku mund të kemi një ndikim të rëndësishëm", tha Jashari. Ai foli edhe se si dezinformimi shkatërron besimin tek institucionet.

Tema të paneleve të konferencës janë "Sfidat për të luftuar manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj në Ballkan" dhe "Demokracia në rrezik: Zgjedhjet në epokën e dezinformimit".

Pjesëmarrës në konferencë janë përfaqësues të mediave dhe organizatave nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, BeH, Greqia, Sllovenia të cilët ndajnë informacione për situatën e tyre me verifikimin e fakteve, dezinformimin dhe origjinën e saj dhe si ta zbulojnë atë.

Nikoqir i konferencës në Shkup është fondacioni "Metamorfozis". qa

Foto: Metamorfozis fejsbuk

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR