• e premte, 27 dhjetor 2024

Dita e fundit e fushatës për zgjedhje të presidentit të Kroacisë, në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore

Dita e fundit e fushatës për zgjedhje të presidentit të Kroacisë, në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore

Zagreb, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Deri sot në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore dyditore, mbetet kandidatët për president të Kroacisë t'i bindin votuesit se njëri prej tyre është zgjedhja më e mirë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. 

Heshtja zgjedhore dyditore para zgjedhjeve të së dielës më 29 dhjetor do të zgjasë gjithë të shtunën dhe të dielën deri në orën 19:00 ose deri në mbylljen e qendrave të votimit, prej të cilave 6755 do të jenë të hapura në Kroaci dhe jashtë saj.

Tetë kandidatë marrin pjesë pnë zgjedhjet e teta presidenciale që nga pavarësia, të dielën më 29 dhjetor.

Këta janë kryetari dhe kandidati aktual i SDP-së dhe partnerët e saj Zoran Milanoviq, kandidati i HDZ-së dhe partnerët e saj Dragan Primorac, kandidati i Most-it, Miro Bulj, kandidati i "Mozhemo" Ivana Kekin, kandidatja e Partisë për Shtëpi dhe Bashkim Kombëtar (DOMINO) Branka Lozo dhe kandidatët e pavarur Marija Selak Raspudiq, Tomislav Jonjiq dhe Niko Tokiq Kartelo.

Derisa heshja është në fuqi, ndalohet çdo lloj fushate zgjedhore, publikim i vlerësimeve të rezultateve zgjedhore, si dhe publikim i rezultateve të mëparshme, jozyrtare zgjedhore.

Gjithashtu, ndalohet publikimi i fotove të kandidatëve në media, deklaratat dhe intervistat e tyre, si dhe citimi i deklaratave apo punimeve të tyre me shkrim.

Edhe pse nuk janë paraparë gjona për shkelësit e zgjedhjeve presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) u bën thirrje kandidatëve, partive mbështetëse dhe personave të tjerë juridikë dhe fizikë që të respektojnë heshtjen zgjedhore.

Fushata zyrtare filloi më 11 dhjetor, por u shënua me tragjedinë në shkollën fillore "Preçko" dhe festat e Krishtlindjeve, të cilat bënë që kandidatët të ndalojnë ose ngadalësojnë aktivitetet e tyre, njoftoi Hina. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR